“Hidroregjioni Jugor” në aksion ndaj konsumatorëve borxhlinj në Prizren
Ekipet e kompanisë “Hidroregjioni jugor” të martën kanë bërë të ditur se kanë filluar aksionin treditor të shkyçjeve individuale në rrugën “William Walker“, “Brigada 128”, “Mbreti Pleurat“ dhe në disa rrugë dhe rrugica të tjera, shkruan sot Koha Ditore.
Zëdhënësja e kompanisë, Nderona Kurtaj, ka bërë të ditur se ky aksion po realizohet në kuadër të masave të planifikuara për përmirësimin e arkëtimit dhe me qëllim të përmirësimit të furnizimit, me ç’rast Kompania ka rritur angazhimet në shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj dhe keqpërdoruesve të ujit. Sipas saj, të gjithë ata konsumatorë që nuk nënshkruajnë kontratë për shlyerje të borxhit mbi shumën 300 euro, do t’u nënshtrohen shkyçjeve.