02-12-2024

Në Dubravë të Suharekës asgjësohen mjete eksplozive të groposura në një livadh

Një person gjatë luftës kishte groposur mjete shpërthyese dhe një sasi të municionit në livadhin e tij, në fshatin Dubravë të Suharekës, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Sipas policisë, rastin e kishte raportuar djali i tij.  Ai kishte treguar se gjatë kohës së luftës së fundit babai i tij (i ndjerë) ka groposur në livadhin e tyre tri granata dore dhe një sasi fishekësh të pushkës automatike AK-47.

“Njësitet policore i janë përgjigjur rastit, ndërsa FSK në vendin e ngjarjes ka asgjësuar dy granata dore dhe 140 (njëqind e dyzet) fishekë”, bën të ditur policia./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.