18-05-2024

Histori: Trimat nga Beteja e Lumës – nëntor 1912

Lufta e Lumës kundër serbëve, beteja në Qafë të Kolesjanit.

Thuhet se “Beteja e Lumës është zhvilluar nga 15-18 nëntor 1912. Forcat serbe pas pushtimit të Prizrenit, nisën për në Adriatik dy kolona, ndërkohë krijuan dhe hodhën në veprim“ Grupimin e Lumës”, për ta nënshtruar atë ( me djegie shtëpish dhe mbledhje armësh) me objektiv për të dale në Dibër, për të siguruar kështu krahun verilindor të pushtimit të bregdetit të Adratikut nga ana e tyre. Beteja dhe gjithë lufta e Lumës në nëntor-dhjetor 1912, zë një vend të merituar në Historinë e Shqipërisë të periudhës së Pavarësisë. Ajo është dëshmi e faktit se shqiptarët luftonin të frymëzuar nga ndjenja kombëtare dhe Pavarësia që ato ditë po shpallej në Vlorë.”

Kjo ishte beteja e fundit e shqiptarëve kundër ushtrisë serbe për vitin 1912.

Për ta përkujtuar këtë ngjarje, populli i ka ngritur këngë e lapidare.

Simbol unik në trojet etnike shqiptare mbetet “Kulla e Lumës” dhe beteja e famshme tek Ura e Lumës.

/Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.