27-04-2024

Historike: Sigal Prishtina kualifikohet në “play-off” të ENBL

KB Prishtina ka siguruar kualifikimin për në fazën “Play-Off” të ligës ENBL.

Prishtina arriti të kualifikohet nga pozita e katërt pasi Siauliai pësoi humbje sonte nga Budivelnyk.

Klubi kryeqytetas ka reaguar duke theksuar se Prishtina ka arritur ta vërtetojë se gjendet në hartën e klubeve të sportit në Evropë.

“Pas fitores së Budivelnyk ndaj Šiauliait, është vulosur kualifikimi i skuadrës së kryeqytetit në pllejofin e ligës prestigjoze europiane me skuadra elitare polake, lituaneze, ukrainase, izraelite, çeke dhe estoneze.
Ky është vetëm edicioni i parë që klubi më i madh shqiptar morri pjesë në Ligën ENBL, e ndonëse me skuadra të nivelit të lartë, PRISHTINA edhe një herë arriti të vërtetojë se është në hartën e klubeve të sportit në Evropë”, ka shkruar Prishtina./ rtk

Asnjë koment

Comments are closed.