Historiku i Teqesë së Halvetive të Prizrenit (Foto)

Teqja e Halvetive gjendet në Zonën Historike të Prizrenit, në kuadër të lagjes së vjetër të Saraçhanes. Ajo është ndërtesë sakrale islame dhe i përket tarikatit Halveti (rrjedh nga fjala arabe “halëet-vetmia”). Emrin e ka marrë nga themeluesi saj – Piri i Madh O M A RU’ L- H A L V E T I U (i cili vdiq më 1397/8 në Tabriz), shkruan Gazeta e Prizrenit.

Themelimi i Teqes së Halvetive në Prizren lidhet me Sheh Osman Babën. Sipas të dhënave del se ai ishte nga Vlesha, fshat i rrethit të Peshkopisë në Shqipëri. Ai kreu medresenë në Serez (Greqi), ku edhe është përcaktuar për rendin e halvetive.

Rezultate imazhesh për teqja e saraqhanes prizren

Pas mbarimit të shkollimit e hasim me punë (shërbim) në Xhaminë e Kukli-Beut në Prizren. Përgjatë punës 2/3 vjeçare bie në sy devotshmëria e tij si besimtar, mendjehollësia e tij, aftësia çudibërëse etj. Sipas gojëdhënës, një pasardhëseje të Kukli-Beut i kishte humbur djali, për këtë ajo shqetësohet tej mase.

Ajo për ta gjetur të birin bën çmos, por se gjen dot. Në një rast, nëna e dëshpëruar e qan hallin me Osman Babën. Ky i jep kurajë, duke i premtuar se do t`ia gjej djalin, kudo që të jetë ai, dhe me të vërtetë ashtu ndodhi; djali kthehet në shtëpi, shëndosh e mirë. Ajo në shenjë falënderimi i fali Osman Babës një shtëpi dykatëshe, të cilën ai e shndërron në teqe, e njohur si ,,Asitane saraqhane tekesi’’.

Kjo duhet të ketë ndodhur 418-428 vite më parë, ndonëse si vite të mundshme të themelimit të saj përmenden 1604, 1690, 1700, 1713. Ndërtesa e teqesë që ka mbërri deri në ditët tona është e vitit 1835 kur teqja u meremetua.

Intervenimet rinovuese dhe restauruese kanë vazhduar edhe pas vitit 1999. Kompleksin e teqesë e përbëjnë: Teqja (me disa dhoma të veçanta),  Semahanja -salla e lutjes, pastaj Tyrbja – ku janë varrosur udhëheqësit e teqes (Shehlerët), Oborri i shtruar me kalldrëm, me elementin e ujit që rrjedh nëpër dy kroje nga mermeri – Shtëpia e banimit e Sheh Hasanit – Ndërtesat afariste.

Rezultate imazhesh për teqja e saraqhanes prizren

Objektet janë të ndërtuara nga materiali i gurit, qerpiçit dhe drurit, të mbuluara me tjegulla, me tavan dekorativ prej druri. Teqja ka bazë drejtkëndëshe, e mbuluar me kulm katër ujor me tjegulla tradicionale. Në pjesën lindore gjendet hajati i dekoruar me shtylla të gdhendura nga druri. Semahanja paraqet një ndërtesë karakteristike, me bazë tetëkëndëshe dhe e mbuluar me kulm tetë faqesh.

Enterieri i Semahanes është i dekoruar me pllaka qeramike me motive florale dhe arabeska. Krahas enterierit të pasur, në Semahane gjenden edhe elementet origjinale të teqesë, sikurse veglat e punës dhe veglat muzikore.(Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës)./GazetaePrizrenit.net/

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe ambiente të brendshme

P.S  fotot janë huazuar nga interneti