24-11-2024

Hitleri donte t’i merrte fushat e naftës në Shqipëri

Nafta ishte elementi kryesor i Luftës së Dytë Botërore, dhe arsyeja kryesore pse Italia fashiste pushtoi Shqipërinë, ishin fushat e naftës në Devoll.

Në një artikull të botuar në gazetë angleze “The Sphere” tregon se Hitleri kishte interesim të madh për fushat e naftës në Shqipëri, sepse pa naftë lufta ishte e humbur kundër aleatëve.

Motivi i dytë pse Hitlri kishte sulmuar Jugosllavinë ishte fushat e naftës në Shqipëri. Rruga me Jugosllavinë për të bërë përpjekje për t’u bashkuar me italianët që tërhiqeshin nuk ishte thjesht një përpjekje për pjesën e Hitlerit për të rikthyer prestigjin e partnerit të tij, Musolinit, shkruan fmimage

Rafinaria në Kuçovë, 1941

Hitleri nuk e ka injoruar faktin se përparimi i Greqisë ka filluar të kërcënojë fushën e naftës shqiptare, burimi i vetëm i naftës për Italinë.

Kështu që Hitleri kishte nxitur Italinë për të pushtuar Shqipërinë. Këto fusha nafte, ndonëse jo të gjera, i dhanë Italisë vitin para të shpërthimit të luftës 15,000 ton naftë në muaj, me një total prej 200,000 ton në vit.

Në 1939, italianët në Shqipëri po bënin  përpjekje për të përshpejtuar prodhimin, sidomos në fushën e naftës në Devoli, pasi kërcënoheshin nga grekët që përparonin. Pa dyshim, Hitleri reagoi menjëherë  duke sulmar  Greqinë, dhe lehtësi presionin ndaj italianëve, shkruan fmimages.net

Transportimi  gjithashtu ishte një problem i madh, kështu që italianët ndërtuan një tubacion nga Devolli, për në Gjirin e Vlorës, ku më pas dërgohej në Bari të Italisë.  Kapaciteti i linjave të tuabcionite që arrinte në det në portin e vogël të naftës të Uji i Ftofiit, në Vlorë, ​​vlerësohet në rreth 300,000 ton në vit.

Britania e Madhe po ashtu kishte shpreh interesim të madh për naftën shqiptare dhe nga viti 1942 kishte bër marrëveshje më grekë që si pikë stratgjike kryesore në Shqipëri, janë fushat e naftës.

Asnjë koment

Comments are closed.