07-10-2024

Aksident në rrugën Prizren- Zhur, lëndohet një fëmijë dhe dy të rritur

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për TV Prizreni, dr.Sylejman Baxhaku nga reparti i Urgjencës i cili kishte dalur në vendngjarje me ekipin mjekësor.

Sipas tij, në këtë aksident janë përfshirë një automjet “BMW” ngjyrë e zezë si dhe një ” Opel Zafira ” ngjyrë hiri.Ekipet e Emergjencës dhe Policia kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes.

Në këtë aksident është lënduar fëmijë dhe dy të rritur, të cilët janë transferuar me autombulancë për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Për detaje tjera do ju informojmë më vonë.

Asnjë koment

Comments are closed.