12-07-2024

Holanda-Franca baraz, ndeshja futet në histori të EURO 2024

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e Kampionatit Evropian mes Holandës dhe Francës, e vlefshme për fazën e grupeve.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Red Bull Arena” në Leipzig, ishte i barabartë 0-0, shkruan IndeksOnline. Kjo ndeshja futet në historinë e EURO 2024, si ndeshja e parë që përfundon pa gola.

Në fakt ”Tulipanët” shënua gol në minutën e 69-të me anë të Xavi Simons, por që u anulua nga VAR. Franca dhe Holanda me shumë gjasë do të jenë në fazën e 1/16-tës, pasi kanë nga katër pikë, të ndjekur nga Austria me tre pikë, kurse Polonia është e fundit në Grupin D, me 0 pikë.

Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, Holanda përballet me Austrinë ndërsa Franca me Poloninë.

Lexo edhe:

KF Liria e Prizrenit zgjodhi kryetarin e ri

 

Asnjë koment

Comments are closed.