22-09-2020

Hollësi për rastin e 18-vjeçarit nga Dragashi që u mbyt në liqen

Një 18-vjeçar nga Komuna e Dragashit ëshët gjetur i vdekur të premten në një liqen, i cili ndodhet në hyrje të territorit të Maqedonisë së Veriut. Trupi i pajetë është nxjerrë nga liqeni dje dhe është dërguar për obduksion

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për Sinjali se autoritet e Kosovës do t’i ndërmarrin veprimet që kanë kompetencë për të ofruar bashkëpunim që kërkohet në sqarimin e këtij rasti.

“Më datën 28.08.2020 rreth orës 14:20 është pranuar informacioni se disa persona kishin shkuar te liqenet për rekreacion, zonë kufitare me Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, njëri nga ta siç thuhet ishte futur në liqen për t’u freskuar dhe nuk kishte dalë më. Menjëherë është njoftuar stacioni policor në Dragash, si dhe autoritetet maqedonaso-veriore, pasi që dyshohet që liqeni që potencohet ndodhet në territorin e tyre dhe me rastin të procedojnë autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

“Shefja” e Haskukës dyshohet edhe për shkelje tjera ligjore (DOKUMENT)

Policia e Kosovës ka ndërmarrë dhe do të ndërmerr veprimet e nevojshme që bien në fushëveprimin dhe kompetencën tonë për të ofruar çdo bashkëpunim apo ndihmë që kërkohet në sqarimin e këtij rasti”, ka thënë Hoxha.

Asnjë koment

Comments are closed.