23-09-2020

Hollivud gati filmin “Haklaj” për ngjarjet tragjike të Tropojës

Një serial i dedikuar ngjarjeve tragjike të Tropojës pritet të realizohet, ku protagonist kryesor do jetë Fatmir Haklaj dhe familja e tij.

Njoftimi është bërë nga organizata ndërkombëtare World Albanian Congress WAC.

Me katër seri, filmi i Hollivudit me titull “HAKLAJ”, do të kushtojë 30 milionë dollarë, dhe do risjellë në vëmendje ngjarjet e viteve ’90-2000.

Projekti-film është ideuar dhe organizuar nga një regjisor suedezo-amerikan, si dhe nga një regjisor shqiptar i krahinës shqiptare të Kosovës.

Në rolin e Fatmir Haklaj të jetë Doktor Jurgen Malaj. Në këtë film do të marrin pjesë aktorë të shumtë shqiptarë nga disa treva shqiptare, si dhe mendohet të jetë një film, që do të lërë gjurmë të thella në historinë e Hollivud.

Në këto 4 seri pritet të tregohet realiteti i hidhur shqiptar i atyre viteve, luftën e përgja kshme për hakmarrje ndërmjet fiseve shqiptare të nxitur e nga politika.

Po kush është 30 vjeçari Jurgen Malaj?

Jurgen Malaj bën pjesë tek njerëzit më të besuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë, i cili kontribuon vazhdimisht në bashkëpunimin midis inteligjencës amerikane dhe asaj europiane.

Doktori shqiptar jeton dhe punon prej disa vitesh në Suedi, së bashku me familjen e tij. /noa.al/ Gazetaeprizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.