Horoskopi për sot
Dashi
Ju pret një ditë e qetë në dashuri, pasi e diela do të jetë mjaft pozitive për ndjenjat. Sa i takon punës, do të çoni deri në fund projektet që keni në mendje. Do të merrni një propozim interesant për çështjet financiare. Por mos u druani, pasi brenda fundit të vitit do të ketë zhvillime me rëndësi.
Demi
Hëna ka ndikim të kundërt në shenjën tuaj, duke ju bërë nervoz. Ky nuk është momenti për të folur. Fatmirësisht është e diel dhe nuk do të keni punë, çka do të bëjë që të qetësoheni.
Binjakët
E diela do të jetë mjaft pozitive për dashurinë. Gjatë këtyre orëve mund të lind diçka e rëndësishme. Sa i takon punës, përkushtojuni gjërave që kanë vërtetë rëndësi dhe mos u shpërqendroni.
Gaforrja
Hëna do të ketë ndikim mjaft të favorshëm në shenjën tuaj dhe për këtë arsye, do të jetë një ditë mjaft pozitive për dashurinë. Sa i takon punës, Mërkuri do të ketë ndikim të kundërt, ndaj bëni kujdes. Mund të hasni në probleme financiare.
Luani
Gjatë kësaj dite do të jeni shumë nervoz dhe në dashuri do të ketë probleme. Sa i takon punës, mund të përballeni me ndryshime. Nëse jeni të punësuar në një kompani, mund të hasni në shumë probleme.
Virgjëresha
Hëna do të ketë ndikim të favorshëm, ku e diela do të jetë mjaft interesante për rigjetjen e emocioneve. Me një person të familjes, mund të grindeni. Sa i takon punës, të gjitha aktivitetet janë mjaft të favorizuara.
Peshorja
Ruani qetësinë, pasi është mirë që ta përballoni këtë periudhë pa tensione. Sa i takon punës, duhet të flisni për diçka të rëndësishme, por duhet të gjeni momenti e duhur. Nuk jeni totalisht të bindur për atë që mendoni.
Akrepi
Pavarësisht se Venusin e keni ende kundër, Hëna e pranishme në shenjë, do ju bëjë që të jetoni një situatë të kënaqshme dhe interesante në dashuri. Sa i takon punës, nëse keni një projekt të cilin duhet ta çoni përpara, vazhdoni qetësisht.
Shigjetari
Nëse doni të programoni diçka të rëndësishme për periudhën në vijim, kjo është koha e duhur. Sa i takon punës, për dikë ka arritur momenti që të guxoni, shkruan noa.al. Dëgjoni propozimet e reja dhe vlerësojini me kujdes.
Bricjapi
Hëna do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj. Kjo është një ditë pozitive sa i takon ndjenjave, sidomos gjatë pasdites. Sa i takon punës, bëni mirë që të shikoni përreth dhe të përballoni me qetësi atë që mund të ndodhë gjatë kësaj periudhe.
Ujori
Hëna dhe Venusi nuk janë në anën tuaj. Kjo e diel nuk do të jetë shumë e qetë. Do të përballeni me probleme dhe dyshime në punë, gjatë gjithë ditës.
Peshqit
Në dashuri do të rikthehet qetësia. Hëna do të ketë ndikim të favorshëm dhe do ju ndihmojë që të rikuperoni kohën e humbur. Sa i takon punës, duhet të vini në zbatim një strategji fituese. /noa.al/GazetaePrizrenit