07-08-2026

Hoti: LDK-ja ka vullnet të ndihmojë në themelimin e institucioneve, por duhet kompromis

Hoti ka thënë se LDK-ja është e gatshme të ndihmojë në themelimin e institucioneve, por sipas tij kjo mund të bëhet vetëm përmes kompromisit politik.

“Po i përcjell qëndrimet politike të djeshme dhe të sotme të zyrtarëve të LVV-së. Sigurisht se LDK-ja ka vullnet të ndihmojë në themelimin e institucioneve. Por kjo duhet dhe mund të bëhet vetëm duke treguar gatishmëri për kompromis”, ka shkruar Hoti.

Ai ka kritikuar qasjen e kërcënimeve me zgjedhje të jashtëzakonshme, duke thënë se një veprim i tillë nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës.

Asnjë koment

Comments are closed.