19-04-2024

Hoti në Dragash i jep prioritet bujqësisë

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Avdullah Hoti, sot ka takuar strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Dragash, me të cilët ka biseduar rreth organizimit të zgjedhjeve që pritet të zhvillohen më 14 shkurt.

Nga Dragashi, Hoti ka thënë se ka marrë një mesazh inkurajues nga strukturat, anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së në këtë komunë.

“Në Dragashin e punës dhe bashkëjetesës, mora mesazhin se LDK-ja është shtëpia jonë e madhe, ndërsa fitorja e saj quhet Republika e Kosovës dhe ekzistenca e saj, ndaj ne jemi me shtëpinë tonë, përkatësisht me Kosovën.

Ky ishte mesazhi që na e kishin rezervuar strukturat, anëtarët dhe simpatizantët, me rastin e vizitës sonë në këtë degë”, ka shkruar mes tjerash Hoti në profilin e tij në Facebook, duke shtuar se ndjehet krenar që qeveria e tij ka pasur prioritet bujqit.

“Faleminderit Dragash, ne jemi me ju! Krenar që bujqësia ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisjes sonë, për të mirat tona e nga toka jonë e çmuar. Zoti e bekoftë Dragashin! Zoti e bekoftë LDK-në”, ka shkruar Hoti.

Asnjë koment

Comments are closed.