Hoti thotë se Kurti nuk është marrë vesh me LDK’në para se të merret vendimi për taksën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se kryeministri, albin Kurti, nuk është dakorduar me LDK’në për vendimin e marrë për largimin e taksës.

Hoti thotë se Kurti e ka thirrur sot në takim vetëm për të biseduar rreth mbledhjes së Qeverisë.

“Nuk ka pasur dakordim me partnerin. Kemi folur intensivisht ditëve të fundit për vendimet që do të marrim, por jo për këtë të fundit”, thotë ai.

Kurti mori vendim që të largojë taksën ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovines për lëndën e parë. Kjo do të fillojë me datën 15 mars, ndërsa me datën 1 prill do të largohet taksa 100%. /Express/