25-11-2024

Hoxha prezantohet me fanellën e Dinamo Zagrebit

Edhe zyrtarisht, Arbër Hoxha është prezantuar si futbollisti i ri i skuadrës së Dinamo Zagrebit.

Lajmin e ka bërë publik vet klubi kroat në faqen e tyre zyrtare në ‘’Facebook’’.

E vet Hoxha është shprehur shumë i kënaqur që ka arritur marrëveshje me gjigantët kroat.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur që kam arritur marrëveshje me Dinamon dhe jam bërë lojtar i ri i këtij klubi të madh, më të madhit në Kroaci! Falenderoj ish bashkëlojtarët dhe trajnerin për të gjitha eksperiencat, për gjithçka që më mësuan. Për një kohë të gjatë ishte dëshira ime të luaja për Dinamon, dhe sapo dëgjova se kishte një interesim të klubit për mua, nuk dyshova për asnjë moment në shpalosjen e gjithë historisë, që në fund ndodhi. Do të bëj të pamundurën për të arsyetuar besimin e klubit dhe për të arritur suksese të shumta dhe momente të paharrueshme së bashku’’, ka thënë kosovari.

 

Asnjë koment

Comments are closed.