24-11-2024

Hulumtimet shkencore tregojnë se ‘selfie’-t shkaktojnë narcizëm

Hulumtimet shkencore të Universitetit Swansea tregojnë se ‘selfie’ shkakton narcizëm. Rezultatet e një studimi të gjerë të universitetit prestigjioz britanik tregojnë se publikimi i shpeshtë i ‘selfie’-ve në rrjetet sociale mund të shkaktojë sjellje narcizoide.

Hulumtimi tregon se personat të cilët disa herë kanë publikuar foto dhe video në internet, është vërejtur rritje e vetive narcizoide me 25 për qind.

Studiuesit e Fakultetit të Psikologjisë gjatë katër muajve kanë ndjekur aktivitetet e 74 personave në rrjetet e njohura sociale, shkruan albinfo.ch, përcjell “GazetaePrizrenit.net”.

Çrregullimi narcizoid tek personat karakterizohet me një ndjenjë të rritur të vetëpëlqimi. Vlera personale theksohet në mënyrë joreale me një egocentrizëm të theksuar.

Shpesh herë fantazojnë për suksese të pafundme, aftësi të mëdha, superioritet, bukuri, inteligjencë, forcë të madhe dhe dashuri ideale. Qëllimi dhe funksioni i fantazive të tilla është për të plotësuar dhe ndryshuar realitetin si dhe ambiciet të cilat nuk mund të arrihen.

Studimi ka përfshirë personat e grupmoshës nga 18 deri 34 vjeç ndërsa janë pyetur rreth perceptimit të tyre për personalitetin e tyre.

Asnjë koment

Comments are closed.