16-04-2024

Theret një person në Prizren

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ishte therur me thikë në gjoks në rrugën “Hafiz Ismajl Haki” në Prizren.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Qendra emergjente ka raportuar në polici se në tretman mjekësor gjendej një person i therur me thikë në gjoks.

“Njësitet policore kanë kontaktuar me viktimën mashkull K-Shqiptar, ku sipas tij pas një mosmarrëveshje dy persona të panjohur e kanë sulmuar me thikë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.