Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjonaj, sonte rreth orës 20:30 minuta, raporton Gazeta e Prizrenit.
Pos një personi që humbi jetën, nga vetaksidenti dy persona të tjerë morën lëndime të rënda.
Rastin e konfirmoi për portalin “Gazeta e Prizrenit”, zyrtari për medie i policisë në Prizren, Vesel Gashi.
“Viktima është rreth 60 vjeçar, ndërsa dy persona po trajtohen në spitalin e Prizrenit, njëri në gjendje të rëndë”, ka thënë ai.
Sipas informacioneve automjeti ka rënë nga ura e Gjonjave. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes se ka konstatuar mjeku i emergjencës. / GazetaePrizrenit.
Lexo edhe: