20-04-2024

Vdes një person në Opojë, goditet nga një automjet

Aksidenti ka ndodhur, sot rreth orës 19:30, në fshatin Pllavë të Opojës së Dragashit kur një automjet ka goditur për vdekje një burrë rreth 70 vjeç, raporton Gazeta e Prizrenit.

Viktima është sjellë pa shenja jete në QMF në Dragash,

Rastin e konfirmoi për portalin “Gazeta e Prizrenit”, zyrtari për medie i policisë rajonale në Prizren, Vesel Gashi.

Sipas tij është arrestuar i dyshimti, ndërsa hetuesit e njësisë rajonale të trafikut janë duke u marrë në vendin e ngjarjes. /GazetaePrizrenit.

Lexo edhe:

Humb jetën një person, dy të tjerë lëndohen në një vetaksident në Gjonaj të Hasit

Asnjë koment

Comments are closed.