19-04-2024

Humbi penalltinë, Pioli ‘fal’ Ibrahimovic: Një lojtar si ai është gjithmonë i inatosur

Pas fitores “debutuese” në vitin 2022 kundër Romës, Milani do të jetë nesër në fushën e Venezia për ndeshjen e parë jashtë fushe të këtij viti. Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, doli në konferencën e zakonshme për shtyp dhe bëri këtë prognozë:

A kishte një ndjenjë mbrojtjeje ekipore nga Kalulu dhe Cage?

Është një shenjë pjekurie dhe ndjenjë e përgjegjësisë, e bashkimit, e përkatësisë, e një grupi që punon së bashku për të dhënë më të mirën, me pasion të madh. Ne e dimë se kompaktësia është forca e një grupi dhe e bëjmë këtë me vetëdije. Jemi një grup i fortë.

Si e keni parë Ibrahimovic pas gabimit nga pika e bardhë?

Zlatan është gjithmonë i zemëruar me veten dhe të tjerët kur gjërat nuk shkojnë mirë. Ai nuk është i kënaqur me humbjen e penalltisë, por ndihet i lumtur për ekipin. Vendosmërinë që ka do ta tregojë nesër në fushë, kur do të nevojitet.

A është kthyer Leao në 100%?

Ai po i afrohet 100%, ende nuk mund të jetë në top-formë, do të duhet kohë. I duhet të punojë me shumë ambicie. Ai mund të bëhet një lojtar vërtet i fortë në skenën evropiane dhe botërore.

Si është skuadra për ndeshjen e nesërme?

Dje e pashë mirë ekipin, sot duhet të stërvitemi. Gjithmonë kemi vrapuar më pak se kundërshtarët, sepse e mbajmë distancën mirë dhe e menaxhojmë mirë topin. Zgjedhjet e së nesërmes do të varen nga gjendja fizike dhe strategjia për ndeshjen.

Po flitet gjithnjë e më shumë për rimbyllje të stadiumeve prej pandemisë…

Momenti është i veçantë dhe të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm, të respektojmë rregullat. Jemi nën mbikëqyrjen e përditshme dhe inkurajojmë futbollistët që të jenë gjithmonë gati, pavarësisht të papriturave. Kemi vuajtur shumë nga mungesa e tifozëve, sepse futbolli luhet për ata.

Asnjë koment

Comments are closed.