20-05-2024

Humbja e Ballkanit shkakton festë në Kroaci – mediat kroate: Viktoria Plzen i bëri nder Dinamos

Disfata e Ballkanit nga Viktoria Plzen, në xhiron e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës, ka shkaktuar festë në Kroaci.

Kampioni i Kosovës pësoi 0:1 nga Viktoria Plzen, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Me humbjen e Ballkanit, Dinamo Zagreb mbetet në pozitën e dytë në Grupin C, vend që dërgon në fazën e eliminimit direkt në kompeticionin e tretë madhor të UEFA-s.

Gazetat më të mëdha kroate, “Jutarnji” dhe “Index” kanë raportuar për humbjen e të besuarve të trajnerit Ilir Daja, duke shkruar se Dinamo Zagreb është afër kualifikimit tutje.

“Lajm i ri i mirë për Dinamon: Ata janë në rrugë të kualifikimit” – shkruhet në titullin e artikullit të “Juranji”, përcjell lajmi.net.

Edhe gazeta tjetër, “Index” ka shkruar për “nderin” që ia bëri Plzen gjigantit kroat të futbollit.

“Ballkani – Viktoria Plzen 0:1. Çekët ndihmuan Dinamon dhe rrëzuan kosovarët” – shkruhet në titullin e artikullit të “Index”.

Ndeshja e fundit “finale” për Ballkanin do të jetë pikërisht kundër Dinamo Zagrebit në Kroaci./Lajmi.net/

Ballkani me këtë humbje është i fundit me katër pikë, po aq sa Astana e treta. E para në grup është Plzen me 15 pikë, ndërkohë Dinamo Zagreb zë vendin e dytë me gjashtë pikë.

Asnjë koment

Comments are closed.