22-11-2024

Humbja në Suharekë, Liria e Prizrenit ankohet në FFK

Liria e Prizrenit e cila një ditë më parë pësoi humbje si nga Ballkani në Suharekë (1:0), pretendon se është dëmtuar nga gjyqtarët, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Për këtë zyrtarët e klubit sot i janë drejtuar Federatës së Futbollit të Kosovës nga e cila kërkojnë të merren masat e duhura ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Në kërkesën drejtuar njëkohësisht edhe Komisionit të Garave dhe organeve tjera, nënshkruar nga kryetari i klubit Ilijaz Ilijazi, thuhet:

KF “Liria” kërkon nga Bordi Ekzekutiv i FFK-ës, organet e saj (Komisioni i Garave, ai disiplinor dhe komisioni për delegimin e gjyqtarëve) që të ndërmarrë gjithë masat e nevojshme, të parapara me rregulloren e garave dhe aktet tjera normative, ndaj zyrtarëve të ndeshjes:Ballkani-Liria, të luajtur me dt.26.10.2018 në ora 13.45 në Suharekë.

Ne, si klub jemi dëmtuar rëndë, sidomos në pjesën e parë, kur në dy raste u anuluan dy gola, për kinse pozitë jashtë loje.Rasti i parë, mund të kontestohet ndoshta edhe nga ekspertët (analistët), por në rastin e dytë, Karahoda, shënoi nga pozita e rregullt, ku qartë shihet se ishte së paku dy metra prapa lojtarit vendas.

Në këtë rast gaboi rëndë (me ose pa qëllim), asistenti Selami Haziri, që padrejtësishtë ngriti flamurin dhe goli i pastër u anulua për ne (shihni incizimet) ?!

Ky është ndikim direkt në rezultat, që më pas gjithëçka ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, për pasojë ne pësuam dhe u dëmtuam rëndë.Paoshtu, edhe asistenti i dytë (Safet Berisha) dhe kryesori Fatmir Tahiri, bënë edhe gabime të tjera.Ndërsa, më qesharaku, për të gjithë që ishin present (por dhe ata që e ndoqën nga Tv ndeshjen), ishte rasti i minutës 90+, kur Fetahaj, gjuan nga goditja e lirë, e portieri Ruxhi (i Ballkanit) me mund e dërgoi topin në korner, që po shkonte në rrjetë.Dhe për çudi, këta dy referuan gol aut !!!

Madje, Ju propozojmë që edhe goli i vendasve, të shikohet me kujdes, ngase është shënuar nga pozita e dyshimtë (ku gabon sërish Selami Haziri).Përndryshe, klubi nikoqir ka qenë në nivel sa i takon pritjes, për çka e falenderojmë.

Të vetëdijshmë se ndeshja përfundon, jo gjithmonë me fishkëllimën e gjyqtarit (sidomos kur ka prova dhe kontestime, për dëmtimin e skuadrës), në këtë rast shpresojmë shumë, duke kërkuar me ngulm, që ndeshja të përsëritet dhe të mos regjistrohet me rezultatin e arritur, falë gabimeve të gjyqtarëve.

Shpresojmë që Bordi Ekzekutiv i FFK-së, do tu kërkojë organeve kompetente që të marrin vendim meritor, që ndeshja të përsëritet, dhe ndaj gjyqtarëve që ‘gjykuan’ ndeshjen të merren masa rigoroze.Kështu, nuk ecën futbollit, ai vetëm dëmtohet !Liria humbi tre pikë nga ‘gjykimi’ i gjyqtarëve.

Provë:të shikohet incizimi televiziv i ndeshjes!

Asnjë koment

Comments are closed.