Hungaria lehtëson masat kundër COVID-19
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, njoftoi se numri i të vaksinuarve kundër coronavirusit të ri (COVID-19) ka arritur në afro pesë milionë, duke theksuar se për shkak të kësaj do të hiqen shumë masa, përfshirë orën policore.
“Në mbarë vendin janë administruar vaksina kundër COVID-19 për 4,8 milionë persona, ndërsa në fundjavë kjo shifër do të tejkalojë numrin pesë milionë”, theksoi kryeministri Orban në fjalimin e tij javor për radion shtetërore Kossuth Radio, raporton ATSh
“Kur vaksinimi do të arrijë mbi pesë milionë do të hiqen masat si ora policore, mbajtja e maskës në zona të hapura dhe mbyllja e detyrueshme e vendeve të punës në kohë të caktuar”, shtoi ai.
Hungaria ishte vendi i parë anëtar i Bashkimit Europian (BE) që ka bërë marrëveshje vaksinash me Kinën dhe Rusinë.