24-04-2024

Kërkohet hapja e sallave të dasmave, gastronomët paralajmërojnë protestë

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kërkon hapjen e sallave të dasmave. Gastronomët kërkojnë operimin me orar të plotë dhe marrjen e modeleve nga vendet e rajonit. Ndërsa Asociacioni i komunave kërkon heqjen e kufizimit të lëvizjes së lirë përderisa Ministria e Shëndetësisë thotë se po e përcjellë me vëmendje situatën epidemiologjike.

Afrim Muçiqi, nga departamenti i estradës në Odën e Hotelerisë dhe Turizmit, thotë se përsëri më 26 maj do të takohen me Ministrin ne Shëndetësisë Arben Vitia dhe presin që të marrin lajme të mira pasi që kanë propozuar edhe një manual i cili do të vlejë për të gjithë.

Masat kundër përhapjes së Covid-19 që janë në fuqi nga muaji prill ndër të tjera sektori i gastronomisë lejoht të punojë vetëm deri në orën 22:00 kurse lëvizja e qytetarëve është e ndaluar nga ora 22:30 deri në 05:00 të mëngjesit.

Asnjë koment

Comments are closed.