Hyjnë ilegalisht në Kosovë arrestohen shtetasit shqiptarë në Vërmicë të Prizrenit

Tre shtetas të Shqipërisë janë arrestuar për kalim ilegal të kufirit në Vërmicë të Prizrenit, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas policisë kufitare ata janë arrestuar në dy raste të ndara. Në njërin rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, pasi që të njëjtit kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Shqipëria për në Kosovë.

Me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit pas intervistimit  janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Për shtetasit e të dyja vendeve kalimi kufitar mundësohet me letërnjoftim, përkundër kësaj polica kufitare në Vërmicë, herë pas here ka njoftuar për kalime ilegale./GazetaePrizrenit.net/