24-11-2024

Hyjnë në grevë urie tre të burgosur në Prizren

Tre të burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren kanë hyrë në grevë uri, sepse, siç kanë treguar familjarët, atyre u është thënë se kanë rezultuar pozitivë për Covid-19, por për këtë nuk iu është dhënë dokument.

Familjarja e të burgosurit L, Ka thënë për lajmi.net se sipas informatave që ka marrë nga djali i axhës së saj, pra L. Ai së bashku me dy shokët e qelisë kishin qëndruar për shtatë ditë në karantinë dhe më pas dje u kanë thënë se kanë rezultuar pozitiv për Covid-19.

Mirëpo ajo thotë se për këtë nuk u kanë dhënë rezultate të testit me shkrim, por vetëm gojarisht. Që për këtë L kishte kërkuar nga përgjegjës të qendrës.

Lexo edhe:

Këto janë vendbanimet e rajonit të Prizrenit të rasteve të reja me Covid

Pasi që L i është dhënë dokumenti, atij dhe dy të tjerëve, u janë ndërpre të gjitha të drejtat që i ka si i burgosur, ka thënë ajo tutje.

“Në bazë të informative që më ka treguar L, ai paska dal me koronavirus pozitiv. D.m.th para se më bo testin ka nejt shtatë ditë në karantinë. Dje i është konfirmuar që ka dal pozitivë, ai bashkë më dy shokët që janë në një dhomë. Mirëpo fakte nuk ju kanë dhënë që kanë dal pozitivë, as leter as asngje vetëm ju kanë thënë gojarisht. L ka kërkuar vërtetim që ai është pozitiv me Covid-19, sot ia paskan dërguar një letër. Por ja kanë ndërpre të gjitha të drejtat që ai i ka aty brenda. Nuk e lënë me dal në shëtitje, nuk i lënë me dal në shëtitje. Nuk u pastrojnë rrobat. Me një fjalë krejt të drejtat ju kanë ndalu që i ka aty brenda. Pra aty është ka mbahet si rob. Prandaj ata kanë vendos me mbajt grevë. Janë tre persona që janë në dhom bashkë, të tret janë duke mbajtur grevë”, ka thënë familjarja e të burgosurit L./Lajmi.net/

Asnjë koment

Comments are closed.