24-11-2024

Hyn në fuqi vendimi për liberalizimin e vizave, lëvizim lirshëm nga 1 janari

Ka hyrë sot në fuqi Rregullorja e BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Zbatimi i rregullores së BE-së, e cila parasheh heqjen e vizave për kosovarët, ka filluar sot në të gjithë Zonën Schengen.

Drejtor i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka shkruar se autoritetet kufitare të Bashkimit Evropian do të fillojnë nga sot përgatitjet e nevojshme për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë në Zonën Schengen nga 1 janari i vitit 2024.

“Nga sot fillon zbatimi i Rregullores së BE-së 2023/850. Me fjalë të tjera nga sot liberalizimi i vizave për Kosovën është ligj i aplikueshëm në të gjithë zonën Shengen”, ka thënë Shasha.

Asnjë koment

Comments are closed.