24-11-2024

I arrestuari në Kosovë për para false është zyrtar policor në Maqedoni të Veriut

Autoritetet e Kosovës në bashkëpunim me ato të Maqedonisë së Veriut kanë arrestuar një shtetas maqedonas, i cili dyshohet për prodhimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara me prerje metalike prej 2 euro. I dyshuari që përfundoi në prangat e Policisë së Kosovë është identifikuar si punonjës i Ministrisë së Brendshme në Maqedoninë e Veriut, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali raportoi dje ekskluzivisht se i arrestuari është Shkelzim Demiri, i cili është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të parashtrohet kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se Demiri është zyrtar policor në Maqedoninë e Veriut.

Agjencia Evropiane e Policisë (EUROPOL) tha se arrestimi i tij është kulmimi i operacionit disamujor.

Mund të jetë një imazh i tunxh

34-vjeçari i arrestuar në Prishtinë, dyshohet se ka falsifikuar qindra mijëra monedha prej 2 eurosh në dy vitet e fundit.

Ndërkaq, në Maqedoninë e Veriut u njoftua se janë kryer kontrolle në tri lokacione dhe janë sekuestruar makineri për prodhim të parave të falsifikuara me prerje metalike 2 euro, shabllone parash dhe materiale të tjera për prodhimin e monedhave të falsifikuara, duke përfshirë gjithë lëndën e parë të prodhimit të tyre.

Mund të jetë një imazh i ngrohës i ujit

Asnjë koment

Comments are closed.