26-11-2024

“I besoja vetëm Zotit, ty dhe vetës” – Onkologu i QKUK-së emocionohet nga letra e pacientes së tij

I ftuar në emisionin “Emocion” të Tëvë1, Onkologu i QKUK-së, Ilir Kurteshi është emocionuar nga letra e pacientes së tij, të cilën e kishte trajtuar në Klinikën e Onkologjisë.

Kurtishi ka shpjeguar se pacientja fillimisht ishte trajtuar në Shkup, ndërsa më pas e kishte vazhduar trajtimin në Onkologji ku kishte përfunduar me sukses.

Periudhat e vështira të jetës na duhen njerëz që përkujdesen për ne, jam shumë mirënjohëse që pata fatin të ishe mjeku im. Ishte kohë kur unë i besoja zoti, ty dhe vetës. Më binde që ka mjek të mirë në Kosovë” – shkruhet në letrën e pacientes që kishte kancer në gji.

Derisa, onkologu shton se pacientja ka arritur ta mposht sëmundjen e kancerit.

Pacientja është shumë mirë, i është kthy profesionit të saj. Ka qenë e fortë dhe e ka tejkalu” – thotë Kurteshi.

 

Asnjë koment

Comments are closed.