23-11-2024

I bllokohen 23 mijë euro të padeklaruara 52 vjeçarit të huaj në Morinë

Shtetasi turk 52-vjeç është proceduar penalisht pasi tentoi të fuste në vendin tonë ilegalisht 23 600 euro.Policia bën me dije se paratë janë sekuestruar dhe se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Morinë/Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pikën e kalimit kufitar.
Tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë, 23 600 euro, procedohet penalisht shtetasi turk dhe sekuestrohen paratë.

Në kuadër të intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, nga Policia Kufitare e PKK Morinës, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Renault”, me drejtues shtetasin turk B. S.

Gjatë kontrollit, në një çantë të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 23 600 euro, të cilat shtetasi B. S. tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.Në vijim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk B. S., 52 vjeç, banues në Mal të Zi, për veprën penale

“Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Asnjë koment

Comments are closed.