26-04-2024

Në Mazrrek të Hasit nis ndërtimi i shkollës së re

Sot u vu gurthemeli i objektit të ri shkollor “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në fshatin Mazrrek te Hasit, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në ceremoni, pos banorëve morin pjesë edhe Kryetari,  Shaqir Totaj, bashkë me bashkëpunëtorë.

“Ndërtimi i shkollës së re, me standarde evropiane, ka qenë jetik për nxënësit dhe mësimdhënësit e Mazrekut, derisa, do t’i plotësojë nevojat e të gjithëve dhe do të ndikojë në rritjen e cilësisë në arsim”, citohet të ketë thënë me këtë rast Totaj.

Sipas njoftimit të Komunës, objekti i ri shkollor, financuar nga Komuna e Prizrenit me vlerë prej mbi 683 mijë euro, ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 2.078 metrash katrorë. Do t’i ketë 13 klasa mësimi, 3 kabinete, 2 klasa për parashkollorë, 2 kthina për administratë (drejtoria dhe salla e arsimtarëve), si dhe dhomat përcjellëse./Gep/

Asnjë koment

Comments are closed.