“I dërguari i Batonit dhe mbesa e spiunit, ministrat skandalozë të Ramës”
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi e ka përgëzuar Presidentin shqiptar Ilir Meta në lidhje me vendimin e tij për të mos dekretuar Gent Cakajn si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Integrim për Shqipëri.
Më tutje deputeti Selimi ka akuzuar rënd ministren e re të Arsimit, Shahini si mbesa e spiunit të UDB-së, Ibush Kllokoqit.
Ai ka pyetur kryeministrin shqiptar Edi Ramën se a nuk kishte persona më të mirë se Shahini, këto deklarata Rexhep Selimi i bëri në Facebook.