02-06-2024

“I dërguari i Batonit dhe mbesa e spiunit, ministrat skandalozë të Ramës”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi e ka përgëzuar Presidentin shqiptar Ilir Meta në lidhje me vendimin e tij për të mos dekretuar Gent Cakajn si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Integrim për Shqipëri.
Sipas Selimit as kandidatja për ministre të Arsimit, Besa Shahini që ditë më parë u dekredua nuk është dashur të ndodh, pasi asnjëri nga këta nuk janë figurat e duhura për ta vazhduar traditën e Hasan Prishtinës, transmeton Syri Kosova.

Më tutje deputeti Selimi ka akuzuar rënd ministren e re të Arsimit, Shahini si mbesa e spiunit të UDB-së, Ibush Kllokoqit.

Ai ka pyetur kryeministrin shqiptar Edi Ramën se a nuk kishte persona më të mirë se Shahini, këto deklarata Rexhep Selimi i bëri në Facebook.

Asnjë koment

Comments are closed.