Prizreni pa energji elektrike, një pjesë e madhe e qytetit dhe fshatrave mbetet në terr
Sipas raportimeve të lexuesve të Gazetës së Prizrenit, një pjesë e madhe e qytetit dhe e disa fshatrave përreth kanë mbetur pa energji elektrike.
Ndonëse deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për shkakun e ndërprerjes, dyshohet se ajo mund të jetë e ndërlidhur me dëmet e shkaktuara nga erërat e fuqishme që kanë fryrë mbrëmë dhe gjatë natës.

Ndërkohë, KEDS kishte njoftuar edhe për disa ndërprerje të planifikuara në zona të ndryshme, për shkak të punimeve në rrjetin elektrik, për të cilat ka raportuar më herët edhe Gazeta e Prizrenit.
Deri në publikimin e këtij lajmi, nuk ka sqarime zyrtare nëse ndërprerja e gjerë e energjisë elektrike lidhet me kushtet atmosferike apo me ndonjë defekt tjetër në rrjet. / Gazeta e Prizrenit /
Lexo edhe:
Sot (e premte ) në një pjesë e rajonit të Prizrenit parashihet ndërprerje e rrymës



