13-11-2026

Sot (e premte ) në një pjesë e rajonit të Prizrenit parashihet ndërprerje e rrymës

KEDS ka njoftuar se të premten, më 13.11.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Ky është orari:

Prizren

Nga TS 35/10 kV Pirana do të ndërpritet: Dalja 10 kV J02 Komuna Mamushë me kod 30034005 Nga ora 10:00 deri në 14:00 Vendet: Zojz, Medvec, Mamushë Arsyeja: Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

Nga TS 110/35/10 kV Prizreni 1 Në daljen 10 kV J16 “5 Dëshmorët” me kod 30000016 do të ndërpritet: TS 10/0.4 kV 30000016001-TS Lagjja Arban te tranziti Nga ora 10:00 deri në 16:00 Vendet: Beteja e Pashtrikut Arsyeja: Ndërrimi i ormanit TU të dëmtuar dhe kyçja e daljeve të reja 0.4 kV sipas projektit.

Punime në projekte investive

Nga TS 35/10 kV Sharri (Dragash) do të ndërpritet: Dalja 10 kV J09 Bresana me kod 30036007 Nga ora 09:00 deri në 17:00 Vendet: Zaplluxhë, Struzhë, Kuklibeg, Kuk, Buzez, Brodosanë, Blaç Arsyeja: Ndërrimi i ndarësve, shkarkuesve dhe punë të tjera elektrike në kuadër të projektit LOT 5.

Punime nga pala e tretë

Nga TS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërpritet: Dalja 10 kV J13 Rruga e Nashecit me kod 30000013 Nga ora 09:00 deri në 14:00 Vendet: Besim Shala Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas projektit të aprovuar (PEE).

Nga TS 35/10 kV Prizreni IV do të ndërpritet: Dalja 10 kV Fat Group me kod 30033015 Nga ora 11:00 deri në 14:00 Vendet: Kukësi Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas projektit të aprovuar.

Asnjë koment

Comments are closed.