I dha fund fejesës, vëllai i nuses e sulmon fizikisht ish-dhëndrin
Një person dyshohet se në shenjë revolte të prishjes së fejesës me motrën e tij, ka sulmuar fizikisht ish-dhëndrin të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur në fshatin Planian.
Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në një lokal të fshatit, ku pas kërcënimeve verbale situata ka eskaluar në dhunë fizike.
Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici.
Si rezultat i denoncimit, njësitë policore janë vënë në kërkim të të dyshuarit, mirëpo i njëjti nuk është kapur ende.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të arrestohet i dyshuari.