08-05-2024

Ponte Prizreni me trajner të ri

Klubi Basketbollistik Ponte Prizreni ka emëruar si trajner të ri Edin Kërveshin.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi prizrenas përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit në Facebook.
”Nga sot zyrtarisht Edin Kërveshi do jetë në krye të shtabit teknik të KB Ponte Prizreni ku së bashku me ndihmës trajnerin Rigon Hasi do ta udhëheqin skuadrën.” thuhet në njoftim.

Kërveshi zë vendin e Arbnor Rifatit, i cili ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit te Ponte Prizreni.
Ai ka kaluar nga KB Bashkimi dhe është rikthyer te Ponte Prizreni pasi në të kaluarën udhëheqi klubin për 4 sezon.

Asnjë koment

Comments are closed.