24-04-2024

I digjet shtëpia bashkë me furrën e bukës në Malishevë, lëndohet një person

Në mesditën e së dielës një familje nga Malisheva ka pësuar një dëm të madh, transmeton IndeksOnline.

Kjo pasi që një zjarr ka përfshirë shtëpinë e një qytetari ku në katin përdhes të së cilës gjendet edhe furra e bukës.

Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë  dhe zjarrfikësit te cilët kane lokalizuar zjarrin, kurse si pasoj e zjarrit që ishte përpjekur ta shuaj lëndime trupore ka pësuar djali i pronarit të shtëpisë viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas pronarit shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë oxhaku i furrës dhe ishin shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Asnjë koment

Comments are closed.