I dyshuar për vjedhje në Prizren, kapet 33-vjeçari nga Ferizaj
Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person që ka qenë i kërkuar për vjedhje të rëndë.
“Falë bashkëpunimit të zyrtarëve nga të dy stacionet, është arritur të lokalizohet dhe të arrestohet i dyshuari B.A., mashkull rreth 33 vjeç nga Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, pas intervistimit në prani të avokatit dhe me aktvendim të prokurorit përgjegjës është ndaluar për 48 orë.



