I gjithë Beogradi thirri mbrëmë: Vriti – vriti shqiptarët, Brukseli veshtë në lesh
Një përballje sportive ndërmjet, ndeshje basketbolli, ndërmjet Buducnostit të Podgoricës dhe Crvena Zvezdës së Beogradit, është shndërruar në event politik ku janë bërë thirrje morbide nga tifozët serbë për vrasjen e shqiptarëve
Në sallën “Aleksandar Nikolic” në Beograd, me 6500 shikues brenda, ekipi i Crvena Zvezdës ka mundur ekipin nga Podgorica, por përveç rezultatit ato që kanë rënë në janë thirrjet raciste “vriti, vriti shqiptarët” ndërkohë që edhe ekipi malazias ka marrë epitetin “shqiptarë” kur janë shfaqur në fushë, shkruan Gazeta Express.
Në fakt, thirrjet kundër malazezëve dhe shqiptarëve kanë nisur sapo ekipi mysafirë i basketbollistëve ka zbritur nga autobusi për të hyrë në sallë. Ndeshja ka kaluar plot tension ndërkohë sipas mediave serbe në fund të lojës është zbrazur një pjesë e tribunave.
Më poshtë mund ta shihni pjesë të atmosferës së tensionuar në sallën ku u përballën serbët e malazezët e ku virtualisht ishin pjesë edhe shqiptarët dhe thirrjet për vrasje të tyre.
Sigurisht kjo nuk është hera e parë ku tifozët shpërthejnë në racizëm kundër shqiptarëve e malazezëve ndaj të cilëve janë të inatosur për shkak të njohjes së Kosovës dhe pikërisht për këtë urrejtjen nuk hezitojnë ta shfaqin edhe në terren sportive.
Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i FIBA-s për këto thirrje raciste. /Gazeta Express/