I kërkuari nga Shqipëria arrestohet në Prizren, policia jep detaje për aksionin e sotëm
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në rajonin e Prizrenit, i cili ka rezultuar me arrestimin e një të kërkuari nga Shqipëria.
I arrestuari kërkohej për veprat penale “rrëmbim dhe armëmbajte pa leje”.
Këto informacione i ka konfirmuar për Gazetën Express, Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës.
“Mund të konfirmojmë se sot 20.01.2021, Policia e Kosovës me njësitet e saj relevante, është duke realizuar një operacion policor në rajonin e Prizrenit.
Ky operacion policor ka të bëjë me luften ndaj veprimtarive të ndryshme kriminale.
Si rezultat i operacionit policor, një person i dyshuar i cili ka qenë në kërkim me urdhër arrest nga Shqipëria per vepra penale “rrëmbim dhe armëmbajte pa leje” është arrestuar, përderisa për informacione shtesë do të informoheni pas përfundimit të operacionit policor”, tha ai.