14-06-2026

Arrestohet nga Interpoli një i kërkuar ndërkombëtar në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një shtetas të huaj, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, me urdhërarrest të lëshuar nga autoritetet gjermane.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi është realizuar më 13 qershor nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës.

I arrestuari dyshohet për veprën penale “tentativë vrasjeje me dashje”, e cila është e sanksionuar sipas Kodit Penal të Gjermanisë.

Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, personi i dyshuar është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.

Policia e Kosovës ka theksuar se bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare të sigurisë vazhdon të jetë kyç në kapjen e personave të kërkuar dhe zbatimin e ligjit. / GeP /

Asnjë koment

Comments are closed.