07-10-2024

I prangosur, i dyshuari për vrasjen e 21-vjeçares dhe plagosjen e vëllait të saj dërgohet në gjykatë

I dyshuari për vrasjen e 21-vjeçares dhe plagosjes së vëllait të saj dje në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, Valon Aliu, është dërguar në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Për pak minuta pritet të fillojë seanca për caktimin e masës së sigurisë.

Kallxo,com ka publikuar pamje nga momenti kur ai dërgohet në Gjykatë, i prangosur.21-vjeçarja me inicialet E.C, është vrarë në objektin e Qendrës për Punë Sociale.

I dyshuar për vrasjen është ish-bashkëshorti i saj, një 36-vjeçar me inicialet V.A.

Asnjë koment

Comments are closed.