20-05-2024

I riu nga Prizreni, që humbi jetën në aksident, arrestohet shoferi

Policia ka njoftuar për arrestimin e shoferit,  në rastin e  vetaksidentit ku mbeti i vdekur i riu 20 vjeçar nga Hasi, Leotrim Agim Çoçaj, që ishte në ulësen e pasagjerit, raporton “GazetaePrizrenit.net”.

Aksidenti fatal ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën Tupec-Landovicë.

Përmes raportit të saj 24-orësh, Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ishte  përplasë në një mur. Si pasoj e aksidentit pasagjeri (viktima) mashkull K/Shqiptar  që kishte qenë në veturë kishte vdekur në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raporti e PK-së.

I dyshuari (ngasësi) kishte marrë lëndime trupore, andaj ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Sipas Policisë,  si pasojë e vozitjes së pakujdesshme dhe mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes në bazë të kushteve të rrugës, aksidenti ka ndodhur në rrugën Tupec-Landovicë,  rrugë lokale e cila lidhet me rrugën Landovicë-Prizren.

Viktima varroset sot pasdite në fshatin Tupec të Hasit. /GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.