23-11-2024

I shantazhonte vajzën duke i marrë paratë, si i ngriti kurth babai të dashurit të vajzës, e dhunoi dhe mori peng

Një ngjarje e pazakontë ndodhi dje në qytetin e Elbasanit, ku A. K., babai i një vajze 14-vjeçare mori peng keqtrajtoi fizikisht 18-vjeçarin Luka Haxhiu. Sipas dokumentacionit të policisë së Elbasanit, babai i 14-vjeçares, kishte krijuar bindjen se vajza e tij ishte në një raport intim me Luka Haxhiun. Për më tepër ai dyshonte shumë se disa sende personale dhe me vlerë që ndodheshin në shtëpinë e tij, ishin zhdukur. Besohet se këto sende personale të humbura në banesën e tij, i kishte marrë vajza e tij 14-vjeçare duke ja dorëzuar të dashurit të saj 18-vjeçar Luka Haxhiu. Deri në këtë fazë të hetimit besohet se Luka ushtronte presion dhe shantazhonte vajzën e mitur në mënyrë që kjo e fundit të merrte para dhe sende me vlerë në banesën e saj, duke ja dorëzuar më pas Lukës.

Nisur nga këto dyshime, babai i 14-vjeçares ka menduar ti ngrejë një rreng 18-vjeçarit Luka Haxhiu. Ai ka hyrë në profilin e vajzës së tij në FB, dhe më pas i ka shkruar Luka Haxhiut, duke i kërkuar të takoheshin. I riu ka pranuar, në vendin ku i ka caktuar në facebook. Por ky i fundit nuk ka qenë i vetëm në takim, pasi ka marrë me vete Gentian Sharën dhe Oligert Kushin. Sapo kanë parë 18-vjeçarin Luka Haxhiu, të tre së bashku kanë dalë nga makina e kanë kapur me forcë dhe futur brenda në makinë. Ata e kanë çuar në një ambient larg syrit të kalimtarëve dhe më pas e kanë keqtrajtuar fizikisht. Dhunimi fizik ka qenë i rëndë, saqë mësohet se 18-vjeçari vijon të jetë ende i shtruar në spitalin e Elbasanit. Ka qenë 18-vjeçari Luka Haxhiu që ka treguar gjithçka i kishte ndodhur. Ai ka pohuar se është marrë peng nga babai i vajzës, Gentian Shara dhe Oligert Kushi.

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj ia shpreh pakënaqësinë Haskukës për largimin e drejtorëve të shkollave

Policia ka arrestuar tre personat e mësipërm, por më pas babai i vajzës dyshohet se ka treguar se 18-vjeçari e ka shantazhuar dhe përndjekur për një kohë të gjatë vajzën e tij, duke i bërë presion që të merrte sende me vlerë në banesë dhe më pas t’ia jepte atij. Në këto kushte policia dhe prokuroria e Elbasanit ka proceduar të dyja palët e përfshira në këtë konflikt duke i akuzuar për veprën penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë”. Ndërkohë i proceduar momentalisht për akuzën e “Përndjekjes” mësohet të jetë ndjekur Luka Haxhiu. Gjatë marrjes në pyetje Luka Haxhiu ka treguar se nuk ka asnjë lidhje intime apo kontakt tjetër me vajzën.

 

Asnjë koment

Comments are closed.