13-04-2021

I shpërndau fotografi të vajzës në internet, babai raporton prizrenasin në Polici

Një burrë nga Prizreni ka raportuar në polici se një person i ka shpërndarë foto të vajzës së tij në internet.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari është intervistuar dhe se me vendim të prokurorit i është konfiskuar edhe telefoni celular.

“Prizren 03.12.2020-NN. Me 10.12.2020 një mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar përmes internetit i ka shpërndarë disa personave NN. fotografi  të vajzës së tij.  I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është konfiskuar telefoni celular dhe është liruar në procedurë të rregullte”, thuhet në raport./Express

Asnjë koment

Comments are closed.