I treti person i arrestuar është vëllai i një polici të Njësisë Speciale
Të mërkurën mbrëma, një vrasje tronditi Prishtinën.
Fillimisht u raportua se ajo u vra nga një hajn, i cili kërkoi nga familja Murseli para.
Bashkëshorti i Liridonës kishte deklaruar në polici se hajduti kishte urdhëruar atë të largojë fëmijët nga vetura.
Atëherë edhe dyshohet të ketë vrarë Liridonën.
Policia sot ka kryer disa hetime intensive, duke arrestuar Naim Murselin dhe Granit Plavën.
Të njëjtit dyshohet të kenë bashkëpunuar për vrasjen e tashmë të ndjerës.
Burime të Indeksonline pohojnë se pak çaste më parë është arrestuar edhe i dyshuari i tretë për përfshirje në rast.
I dyshuari në fjalë pohohet të jetë vëlla i një prej policëve të Njësisë Speciale.
Indeksonline do t’iu mbajë të informuar mbi rastin./Indeksonline/
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
P. S Fotoilustrim