09-05-2024

Prizren: Kjo është masa e gjykatës ndaj 4 të arrestuarve për gabitjen e argjendrisë në Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit për katër të dyshuarit për grabitjen në një argjendari në qytetin e Suharekës.

Për tre prej të dyshuarve ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën e grabitjes, kurse personi i katër akuzohet për mbajtje në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, njofton gjykata.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se rasti është në fazën fillestare të hetimeve, dhe do të merret në pyetje të pandehurit e arrestuar, të dëmtuarit, dhe dëshmitarët eventual. Andaj me lënien në liri të të pandehurve ekziston i posaçëm se të njëjtit do të pengojnë rrjedhën e procedurë hetimore, duke tentuar të ndikojnë  në dëshmitarë apo tek bashkë të pandehurit”, thuhet ndër të tjera në kumtesën e gjykates.

Lexo edhe:

Prizren: LDK dorëzon në prokurori tre kallzime penale ndaj drejtorëve të Komunës

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

Të pandehurit B.B., B.I., dhe L.C., më datë 22 nëntor, në ora 15:45 min në qytetin e

Suharekës, saktësisht në lokalin Argjendaria “Diakos 2“, me përdorim të forcës dhe

kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër duke vepruar si anëtarë

të grupit të armatosur, përvetësojnë pasurinë e luajtshme të personave tjerë – të

dëmtuarve T.B., dhe A.B:, me qëllim që t’i sjellin vetes dhe anëtarëve tjerë të grupit dobi

pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që të pandehurit B.B., B.I., K.G., D.G., dhe L:C.,

që të gjithë të maskuar, të veshur me rroba të zeza dhe me doreza në duar, të gjithë të

pajisur me armë frontale të gjata, njëri prej tyre me armë të gjatë në duar kryen rolin e

rojës ndërsa të tjerët futen brenda në argjendari dhe nën kërcënimin e armëve marrin

peng pronarin e lokalit të cilin e lidhin me lidhëse plastike për të neutralizuar rezistencën

e tij dhe pastaj fillojnë me grabitjen e arit duke demoluar vitrinat dhe xhamat, ku edhe

arrijnë të marrin ari duke shkaktuar humbje në shkallë të madhe dhe ashtu të maskuar

dhe me armë të gjata në duar, me veturën e markës “Chevrolet Cruze” ngjyrë hiri me targa

……., largohen në drejtim të rrugës “Avdyl Rama” për të vazhduar nga fshati Sopijë e në

drejtim të fshatit Budakovë, që lidhet me fshatin Jezercë të Ferizajt, nga ku edhe bëhen të

pa arritshëm, ndërsa me datë 30 nëntor 2023, të pandehurit B.B., B.I., dhe L.C.,

arrestohen nga Policia.

 

I pandehuri, T.B., më datë 30 nëntor,2023 në Prishtinë, pikërisht në shtëpinë

familjare të të pandehurit T.B., gjatë bastisjes së shtëpisë nga ana e Policisë, me urdhër së

procedurës paraprake Policia ka gjetur një (1) revole Zorki, ngjyrë e zezë modeli M-906-T

9mm, dhe një fishek kalibri 7.62 X 39mm dhe gjashtë fishekë të kalibrit 7.6mm dhe BS end

B, të cilën i pandehuri e ka mbajtur në pronësi dhe në posedim, në kundërshtim me Ligjin

për armët.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme

të procedurës penale.

 

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se rasti

është në fazën fillestare të hetimeve, dhe do të merret në pyetje të pandehurit e arrestuar,

të dëmtuarit, dhe dëshmitarët eventual. Andaj me lënien në liri të të pandehurve ekziston i

posaçëm se të njëjtit do të pengojnë rrjedhën e procedurë hetimore, duke tentuar të

ndikojnë në dëshmitarë apo tek bashkë të pandehurit.

Po ashtu duke marrë parasysh faktin se të dyshuarit kanë qenë në arrati deri në

ditën e arrestimin, atyre i’u është caktuar masa e paraburgimit me qëllim të sigurimit të

prezencës së tyre gjatë fazës hetimore.

 

Gjykata ka konstatuar se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i

domosdoshëm, duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprave penale për të cilat

dyshohen të pandehurit, dhe rrethanat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale,

duke ndërmarrë veprime të rrezikshme, këto veprime të të pandehurve tregojnë

 

këmbëngulësin e tyre në kryerjen e veprës penale, të gjitha këto shtojnë dyshimin se me

lënien e të të pandehurve në liri të njëjtit mund të përsëris veprën penale, kjo duke u

bazuar në faktin se të njëjtit edhe më herët ishin kryerës të veprave penale të ngjashme.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi

i paraburgimit për të pandehurit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

SHËNIM: Për të njëjtin rast, me datë 27 nëntor 2023, Gjyqtarja e procedurë

paraprake kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, dhe të

pandehurve F.T., dhe A.B., i’u ishte caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një

(1) muaji për shkak të dyshimit të bazuar se kishin kryer veprën penale dhënia e

ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale të grabitjes.

Foto nga Ekonomia Online

Asnjë koment

Comments are closed.