Dyshohet se Shaqir Zogaj, i ka dhënë fund jetës në një zonë malore të Prevallës, raporton “Gazeta e Prizrenit”.
Në raportin policor, thuhet se trupi i një viktime, mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete
Rasti ka ndodhur dje, teksa viktima në fjalë ishte raportuar si i zhdukur qysh nga 27 tetori.
33-vjeçari i ka dhënë fund jetës së tij duke u varur në litar.
“Ekipi i emergjencës e ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete” thuhet në njoftimin e policisë.
Në gjetjen e viktimës në fjalë kishin qenë të angazhuar edhe ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” thuhet tutje në njoftim. / GazetaePrizrenit.net
Lexo edhe: