I vodhi lekët e këngës ‘Të ka lali shpirt’? Silva Gunbardhi: Njerëzit e Dafit nga Dibra donin ta kapnin Mandin
Pak muaj më parë, këngëtari i njohur i muzikës tallava Mandi Nishtulla tronditi rrjetin në një intervistë ku Silva Gunbardhin dhe bashkëshortin e saj, Dafi Dertin se i “kanë vjedhur” lekët e fitimeve të klikimeve.
Së fundmi, pas heshti disa muaj, Silva Gunbardhi vendosi të flasë me shifra.
Silva foli për herë të parë për fitimet duke thënë se:
“Silva merr 10% të fitimeve nga klikimet e këngës, 0% i merr Dafi, 0% tekst-shkruesi dhe 90% të fitimeve i merr Alfred Sula, kompozitori dhe njëkohësisht kushëriri i Mandit”.
Pasi Silva e përlotur përmendi se nuk e pati të vështirë të përballej me shpifjet e Mandit, tha se i detyrohej fansave për këtë intervistë, mamasë së saj dhe njerëzve të Dafit, bashkëshortit të saj:
“Unë nuk jam njeri pa njeri. Njerëzit e Dafit janë në brendësi të historisë, ato janë nga Dibra dhe nuk falin por unë i thash jo, i kam lënë Zotin. Ama nëse ai vazhdon, do e ndjek ligjërisht”- u shpreh ajo./na